FC Prishtina – FC Europa, befason ambasadori britanik (FOTO)

Sport July 04, 2018 - 12:31

Një ditë para ndeshjes së vlefshme për Ligën e Evropës ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Europës nga Gjibraltari, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka organizuar pritje për të dyja skuadrat.

Madje, O’Connell kishte ftuar edhe drejtues të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, raporton "Zëri".

Ambasadori britanik i ka uruar të dyja skuadrat për kualifikim në garat e UEFA-s nga kampionatet nacionale. O’Connell i ka përgëzuar të dyja klubet për lojën dhe “Fair-Play-n” e treguar në ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjibraltar duke i inkurajuar që të njëjtën ta përsërisin në ndeshjen kthyese dhe vendimtare që zhvillohet të enjten në Mitrovicë prej orës 19:00. O’Connell u ka uruar suksese të dyja klubeve dhe suksese të vit pas viti në garat e UEFA-s.

Fituesi i çiftit FC Prishtina – FC Europa do të shkojë në xhiron e parë kualifikuese për Ligën e Evropës. /Zëri

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image