Leonora Brajshori doli e katërta dhe e pesta në disiplinat shtytje dhe shkëputje

Sport June 24, 2018 - 18:32

Peshëngritësja, Leonora Brajshori, për pak nuk arriti të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Garuesja jonë doli e katërta nga gjashtë pjesëmarrëse, në disiplinën shtytje, kategoria -53 kg.

Image

Ajo ngriti 62 kilogramë, derisa në dy tentimet tjera nga 62 dhe 66 kilogramë nuk pati sukses.

Në disiplinën shkëputje, Leonora nga tri tentime ngriti 76 dhe 80 kilogramë, duke u renditur e pesta.

Leonora ishte garuesja e vetme që përfaqësoi sportin e peshëngritjes në Tarragona 2018.

Image