FC Prishtina me fat në shortin evropian

Sport June 20, 2018 - 12:49
Detajet

FC Prishtina e ka edhe një arsye më shumë për të qenë e motivuar në dy ndeshjet preliminare të Ligës së Evropës kundër ekipit të Gjibraltarit, FC Europa, shkruan zeri.info

Me këtë ekip bardhekaltrit do të luajnë në fund të këtij muaji dhe në fillim të korrikut. Dhe, në rast se e kalojnë atëherë do të paraqiten në raundin e parë kualifikues për Ligën e Evropës, ku i pret njëri prej kundërshtarëve më të lehtë.

Shorti i tërhequr të mërkurën në Nyon të Zvicrës e ka vendosur CS Fola Esch si kundërshtar të fituesit të çiftit FC Prishtina – FC Europa. Fola Esch është ekip i njohur nga Luksemburgu, ku i ka fituar shtatë tituj të kampionit dhe tri Kupa, dhe i cili në edicionin e kaluar ka pasur paraqitje dinjitoze në kualifikimet e Ligës së Evropës, ku i ka kaluar dy raunde. I ka eliminuar Milsamin e Moldavisë dhe Inter Bakun e Azerbajxhanit.

Por, në raundin e tretë është rrëzuar nga Ostersundi i Suedisë. Kurse, FC Prishtina ishte eliminuar nga Norrkopingu suedez në xhiron e parë. Mirëpo, në krahasim me ekipet tjera që kanë mundur t’i bien FC Prishtinës, CS Fola Esch rezulton diç më i lehtë, të paktën në letër.

Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese të Europa Leagues do të luhen më 12 dhe 19 korrik./Zëri

Image