Ujkani: Luajmë kundër vëllezërve tanë
Sport
May 28, 2018 - 18:32
Sajmir Ujkani ka folur përpara ndeshjes me Shqipërinë, që ai e ka quajtur një vëllazërore.
Ai mban shiritin e kapitenit në Kombëtaren e Kosovës që nga koha kur u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë.
“Jemi përgatitur shumë mirë. Ka për të qenë ndeshje e rëndësishme sepse luajmë kundër vëllezërve tanë. Ka për të qenë shumë emocionuese. Tashmë që luajmë edhe në Diasporë është edhe më bukur. Jemi për tu përgatitur për në shtator.”, u shpreh Ujkani. /albeu.com/