Ish-futbollistit të njohur dhe trajnerit ia vjedhin furgonin, kërkon ndihmën tuaj

Sport May 23, 2018 - 14:15
Ky është postimi i tij

Faruk Statovci është emër i njohur për futbollin kosovar, shkruan zeri.info.

Ai dikur ishte futbollist i njohur, ndërsa tash po e ushtron zejen e trajnerit.

Së fundmi, ai e ka bërë një postim në Facebook, përmes së cilit tregon se dikush mbrëmë ia ka vjedhur furgonin dhe ndërkohë kërkon ndihmën e të gjithëve nëse e shohin automjetin e tij.

Image

“Mbrem gjate nates me eshte vjedh kombi T4 afer banes ngjyre e gjelbert me reklama te shkolles se futbollit Roni 19 lus te gjithe ata qe kan ndonje informat te me lajmrojn ne numrin tim 044-163-364”, ka shkruar Statovci, i cili me këtë automjet i transportonte lojtarët e rinj të shkollës së futbollit “Roni”. /Zëri/