Rritet numri, ja sa ‘Intelektualë’ ndodhen tani në Pejë!

Sport May 20, 2018 - 13:02
Gjilanasit masovikisht në Pejë për Dritën

Tifozët e Dritës, "Intelektualët" ia ka në mësyrë me të madhe Pejës, shkruan zeri.info.

Ata duan ta përkrahin ekipin e zemrës, Drita, që sot e zhvillon ndeshjen e sezonit ndaj FC Prishtinës.

Afro 1,000 tifozë të Dritës për momentin gjenden në Pejë, edhe pse shumë pak prej tyre do ta kenë fatin ta përcjellin ndeshjen në stadium pasi nuk ka bileta të mjaftueshme.

Ndërkohë, shumë tifozë të tjerë janë ende rrugës për Pejë.

"Intelektualët i kanë 100 bileta në dispozicion. /Zëri/