James: Nuk do të festoj nëse shënoj në “Santiago Bernabeu”

Sport April 30, 2018 - 18:40
James nuk dëshiron të festojë ndaj ish-klubit të tij

James ka thënë se nuk do të festojë nëse i shënon nesër Realit në “Santiago Bernabeu”.

Ndeshja në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit e Bayern Munichut, do të jetë shumë e veçantë për mesfushorin, James Roriguez.

Ai e veshi për tri vite fanellën e bardhë, duke bërë 110 paraqitje, ku ka shënuar 36 gola.

James, në konferencë për media para ndeshjes së kthimit, tha se nuk do të festojë nëse shënon në “Bernabeu”.

“Është bukur të kthehet sërish në Bernabeu. Nuk do të festoj nëse shënoj nesër kundër Real Madridit”, tha James.

Bayerni do të tentojë të përmbysë gjithçka në Madrid, pas humbjes 1-2 në Allianz Arena javën e kaluar.