Nainggolan ëndërron Championsin

Sport April 19, 2018 - 11:07

Ylli i Romës, Radja Nainggolan thotë se ëndërron që ta fitojë Ligën e Kampionëve me klubin romak, transmeton zeri.info

Klubi italian është kualifikuar në gjysmëfinale të këtij kompeticioni dhe do të luajë kundër Liverpoolit.

“Unë gjithmonë kam dhënë më të mirën për këtë klub dhe për këta tifozë”, deklaroi Nainggolan.

“Gabimet mund të ndodhin, por më gjëja më e rëndësishme është që të bësh më të mirën dhe ne gjithmonë e kemi bërë. Çdokush që luan në këtë lojë ëndërron që ta fitojë Ligën e Kampionëve”, shtoi reprezentuesi belg.

“Kam punuar aq shumë gjatë karrierës dhe gjysmëfinalja është një ëndërr e bërë realitet. Është një kompeticion shumë unik, ju gjithmonë mund të kualifikoheni sepse çdo gjë mund të ndodhë në 90 minuta. Nëse bëni ndonjë gabim, ju paguani për ato”, u shpreh ai./Zëri