Championsi, prioritet për Salahun

Sport April 16, 2018 - 12:18

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah thotë se triumfi në Ligën Kampionëve ka më shumë rëndësi për të sesa ndonjë çmim individual tjetër në këtë edicion, transmeton zeri.info

Salah është golashënuesi më i mirë në Premierligë deri më tani dhe është në garë për të fituar “Këpucën e Artë”.

Sidoqoftë, 25-vjeçari shprehet se prioritet për të është Liga e Kampionëve, garë në të cilën ekipi i tij do të luajë kundër Romës në gjysmëfinale.

“Nëse do të mund të zgjidhja, atëherë sigurisht do të ishte Liga e Kampionëve. Nuk kam asnjë dyshim, Ligën e Kampionëve”, deklaroi Salah.

“Të fitosh Ligën e Kampionëve është një diçka e madhe për të gjithë. Nuk më interesojnë të tjerat”, shtoi ndër të tjera reprezentuesi egjiptian, i cili ka realizuar 40 gola dhe 13 asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin deri më tani këtë edicion./Zëri