Inspektorët e UEFA-s vizitojnë stadiumin e qytetit në Prishtinë, ja kur pritet të jetë gati ai! (FOTO+VIDEO)

Sport April 04, 2018 - 16:53

Inspektorët e UEFA-s e kanë vizituar sot stadiumin e qytetit në Prishtinë, për t’i parë nga afër punimet që po bëhen në renovimin e këtij stadiumi, shkruan zeri.info.

Image

Inspektorët e stadiumit, Joachim Brachert e Marshall Nicolaus ia lëshuan një sy stadiumit, ndërsa nesër atyre do t’ju bashkohet edhe inspektori tjetër, Mark Blackbourne, ndërsa të tre bashkërisht më pas do ta japin vlerësimin dhe rekomandimet e tyre.

Image

I pranishëm ishte edhe ministri i Sportit, Kujtim Gashi, i cili i ka shoqëruar mysafirët.

Ministri është shprehur i gatshëm për çdo intervenim eventual që kërkojnë inspektorët e UEFA-s, ndërsa beson se stadiumi do të jetë i gatshëm në muajin qershor.

Image

Edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri shpreson që stadiumi të jetë gati në qershor dhe në këtë mënyrë Përfaqësuesja e Kosovës ta zhvillojë një ndeshje miqësore, në inaugurim të stadiumit. /Zëri/