Fiton Houston

Sport March 18, 2018 - 14:05

Hosuton Rockets ka shënuar fitoren e katërt radhazi pas triumfit në udhëtim te New Orleans Pelicans me rezultatin 101:107, transmeton zeri.info

James Harden me 32 pikë, 11 kërcime dhe 8 asistime dhe Chris Paul me 21 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime ishin më të mirët në këtë fitore të Rockets. Për Pelicans më i dalluari Anthony Davis me 26 pikë, 13 kërcime dhe 1 asistim.

Kjo ishte fitorja e 55-të këtë edicion për Rockets, ndërsa kanë regjistruar edhe 14 humbje.

Rezultatet: New Orleans – Houston 101:107, Washington – Indiana 109:102, Brooklyn – Dallas 114:106, New York – Charlotte 124:101, Chicago – Cleveland 109:114, Memphis – Denver 101:94, San Antonio – Minnesota 117:101, Utah – Sacramento 103:97, Phoenix – Golden State 109:124, Portland – Detroit 100:87.