“Arena Kombëtare” po merr formë

Sport March 12, 2018 - 16:22

“Arena Kombëtare” vazhdon të formësohet. Punimet në kantierin më të madh të futbollit shqiptar vazhdojnë me ritme të kënaqshme.

FSHF po ndjek vazhdimisht ecurinë dhe situatën në kantier, në të cilin aktualisht në sektorë të veçantë puna ka kaluar pritshmëritë. Punimet në të gjithë hapësirën e betonit dhe konstruksioneve metalike ka kaluar më tepër se gjysmën, shkruan TCH.

Ndërkohë, edhe tribunat po marrin formë me shkallët dhe mbulesën e plotë. Thuajse kanë përfunduar punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa pritet të nisë shumë shpejt edhe puna për fushën.

Image

Image

Image

Image

Image

Image