Alarmohet PSG, ja kush është nisur për në Brazil për ta takuar Neymarin

Sport March 12, 2018 - 08:17
Kjo është arsyeja

Paris Saint Germian ka filluar t’i vuaj pasojat e para pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Liderët e Ligue 1, janë eliminuar nga Liga e Kampionëve nga kampionët e kësaj gare, skuadra e Real Madridit.

Ky eliminim i hershëm mund t’i kushtojë PSG-së, me humbjen e yllit kryesor të skuadrës, Neymar.

Kjo gjë ka alarmuar presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi të marrë rrugë për në Brazil, për ta takuar Neymarin, i cili po rikuperohet nga lëndimi.

Arsyeja e këtij takimi sipas ‘Telefot’, do të jetë e ardhmja e Neymarit, dhe spekulimet që e lidhin atë me një transferim te Real Madrid gjatë verës së ardhshme./Lajmi.net/