Zyrtare: Levante dëshpëron Sadikun, transferon sulmuesin e njohur italian

Sport January 31, 2018 - 18:16

Levante ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Hellas Verona për transferimin e sulmuesit të mirënjohur italian, Giampaolo Pazzini

Skuadra spanjolle Levante ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e Giampaolo Pazzini, i cili pjesën e parë të këtij sezoni kishte luajtur në Hellas Verona.

“Hellas Verona dhe Levante kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Giampaolo Pazzini”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës spanjolle.

Pazzini gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat e ndryshme italiane si: Atalanta, ACF Fiorentina, UC Sampdoria, FC Internazionale, AC Milan dhe Hellas Verona. /Express/ 

Image