Akil Gjakova e gëzon Kosovën me medalje të argjendtë

Sport January 20, 2018 - 16:47

Akil Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në turneun e xhudos Grand Prix, në Tunizi, duke ia siguruar kështu Kosovës medaljen e parë në kupa botërore në konkurrencën e meshkujve.

Gjakova humbi nga xhudisti Zhansay Smagulov i Kazakistanit të shtunën pasdite në Tunizi, shkruan Gazeta Express.

Xhudisti kosovar korri katër fitore për ta rrëmbyer të argjendtën në kategorinë deri 73 kilogramë.

Ndërkohë, dje Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa Distria Krasniqi të argjendtën në kategorinë deri 52 kilogramë.