SHGSK-ja kujton Burim Hatipin e Ali Shalën

Sport January 16, 2018 - 15:06

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) të martën i ka kujtuar dy doajenët e gazetarisë sportive, Burim Hatipin dhe Ali Shalën. Me këtë rast SHGSK-ja ka organizuar në Prishtinë turne futbolli, në të cilin kanë marrë pjesë gazetarë sportivë nga Kosova, nga Shqipëria dhe nga Maqedonia, ish-futbollistë dhe drejtues të sportit. Ndërkohë, SHGSK-ja i ka zgjedhur edhe katër laureatë të vitit 2017 nga gazetaria sportive: gazetarët Naim Selmanin e Arsim Maxherën, fotografin Driton Paqaradën dhe kameramanin Alban Bellopojën.