Bashkimi nuk udhëton në Bullgari, kjo është arsyeja!

Sport December 18, 2017 - 16:01

Ndeshja ndërmjet BC Rilski Sportist dhe Bashkimit nuk do të zhvillohet sonte, siç ishte paraparë, shkruan zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Liga Ballkanike përmes uebfaqes së vetë zyrtare, e cila ka sqaruar se menaxhmenti i klubit prizrenas ka informuar se disa probleme administrative, përfshirë këtu problemet me viza të disa lojtarëve dhe fakti se Bashkimi s’ka mundësi të paraqitet me ekipin komplet, ka bërë që kjo lojë të anulohet.

Prizrenasit do ta humbin gjithsesi këtë lojë me rezultat zyrtar. /Zëri/