Do t’i 'vras' lojtarët e vetëkënaqur

Sport November 20, 2017 - 11:20

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se nuk dëshiron që t’i shohë futbollistët e tij të vetëkënaqur, pavarësisht se ekipi i tij është në vendin e parë në ligën angleze me 8 pikë më shumë sesa vendi i dytë, transmeton zeri.info

Guardiola thotë se do t’i “vrasë” futbollistët të cilët janë të vetëkënaqur pas fillimit të shkëlqyeshëm të këtij edicioni. Manchester City vazhdoi formën e mirë këtë edicion duke fituar 0:2 në udhëtim te Leicesteri të shtunën.

Spanjolli thotë se nuk ka asnjë shans që ekipi i tij të vetëkënaqet. “Kjo nuk do të ndodhë sepse unë jam trajneri i tyre”, deklaroi Guardiola.

“Do t’i vrisja. Vetëkënaqësia nuk ka vend në skuadrat e mia. Ata mund të luajnë keq, ka ekipe që do të na mposhtin, kjo ndodhë”, shtoi ai./Zëri