Rashford në nivelin e Dembeles dhe Mbappes

Sport September 21, 2017 - 12:43

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Evertonit, Phil Neville beson se adoleshenti anglez, Marcus Rashford është njëri prej futbollistëve më të mirë të rinj në Evropë, transmeton zeri.info

Neville thotë se sulmuesi i Manchester United është në të njëjtin nivel me sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe dhe atë të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Reprezentuesi anglez realizoi dy gola në fitoren 4-1 ndaj Burton Albion në kuadër të kupës “Carabao”.

“Të gjithë lavdërojnë Ousmane Dembelen dhe Kylian Mbappen, por askush nuk flet për Rashfordin në këtë shtet, deklaroi Neville për “Sky Sports”.

“Për shkak se ai është anglez, ne vetëm themi ‘ai luan në krahun e majtë të sulmit, ai është i mirë’. Ai është në të njëjtin nivel me Dembelen dhe Mbappen”, shtoi anglezi./Zëri