Xhaka nuk e takon Panuccin, mbetet jashtë Kombëtares

Sport July 31, 2017 - 16:49

Taulant Xhaka është bërë cak i kritikave të mediave në Tiranë. Ato e kanë kritikuar ashpër futbollistin kosovar për shkak se nuk e ka takuar trajnerin e ri të Shqipërisë, Christian Panuccin. Ky i fundit në fundjavë kishte shkuar në Zvicër për ta parë ndeshjen e Baselit me Luzernin, në të cilën Xhaka nuk ka luajtur, raporton "Zëri".

Pas ndeshjes, thuhet se Panucci e ka pritur për tri orë mesfushorin e Baselit për ta takuar dhe për ta qartësuar pozicionin e tij në Kombëtaren Shqiptare, pas një përplasje të ashpër që kishte me ish trajnerin Gianni De Biasi. Por, Xhaka nuk i është përgjigjur ftesës së Panuccit për takim, e as mesazheve të tij telefonike.

"SportEkspress" shkruan se me këtë veprim Xhaka përfundimisht ia ka mbyll vetes dyert e Kombëtares dhe kthim në ekipin kuq e zi për të më nuk do të ketë. Sjelljet e Xhakës karshi Kombëtares Shqiptare tashmë duken të tepruara, e madje sjella e tij karshi Panuccit veç çka e ka shfajësuar De Biasin.