Osmani ndahet me Skopjen shkaku i fesë!

Sport July 26, 2017 - 12:07

Diçka e pazakontë ka ndodhur me një futbollist shqiptar në Maqedoni. Florent Osmani është ndarë me Skopjen vetëm 17 ditë pasi iu bashkua. Kjo nuk është asgjë për të çuditur çfarë është arsyeja që e ka sjell ndarjen, transmeton zeri.info.

Osmani është një praktikues i fesë islame, ndërsa e kishte të pamundur ta mbante logon e klubit, në të cilën figuron kryqi.

“Emblema e Skopjes është me kryq dhe unë gjithmonë e kam mbuluar atë që mos të shihet, ndërsa atë e kam bërë për shkaqe besimi. Një gjë e këtillë ju kishte ra në sy drejtuesve dhe trajnerit, të cilët gjatë gjithë kohës më shikonin me sy ndryshe dhe mund të them se më kanë injoruar, edhe përkundër faktit se erdha si një përforcim i madh”, citohet Osmani nga “infOSport.mk”, transmeton zeri.info.

Ai ka treguar se kryesia e klubit e kishte ftuar në takim për sqarime, por ai takim ka sjellë ndarjen. “Unë jam praktikues i fesë islame dhe feja ime nuk më lejon një gjë të tillë, edhe pse unë gjithnjë e kam mbuluar vetëm pjesën e kryqit dhe jo tërë emblemën”, ka theksuar ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit./Zeri/