Lenjani rikthehet në Zvicër

Sport July 01, 2017 - 13:51

Ermir Lenjani pritet të rikthehet në Zvicër gjatë kësaj vere

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani mund të rikthehet në Kampionatin zviceran pas aventurës jo të suksesshme në Ligue 1 me Rennes.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Blick” sipas së cilës, klubi i Sionit ka shfaqur interes për të afruar 27-vjeçarin e lindur në Prishtinë.

Dy klubet kanë nisur bisedimet dhe po studiojnë terrenin për një marrëveshje të mundshme që mund të finalizohet gjatë ditëve të ardhshme.

Lenjani e njeh shumë mirë futbollin helvetik, ku edhe e ka filluar karrierën. Ai ka luajtur për klubet zvicerane si: Winterthur, Grasshopers dhe St. Gallen. /Express/