Avancojnë bisedimet, FSHF-ja ka gati një drejtor teknik italian

Sport June 20, 2017 - 17:06

Ditë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kombëtares shqiptare, ku Federata Shqiptare e Futbollit duhet të marrë vendimin final për trajnerin pasues të Xhani De Biazit. Armand Duka tha se ai do të jetë italian dhe shanset shtohen akoma më shumë që tekniku i ardhshëm kuqezi të vijë nga përtej Adriatikut.

Mirëpo, me shumë mundësi pritet që bashkë me trajnerin e ardhshëm të prezantohet edhe një drejtor teknik për kuqezinjtë, i cili po ashtu të jetë italian. Qarkullojnë zëra se FSHF-ja ka avancuar në bisedimet me një drejtor teknik, por ende nuk bëhet i ditur emri i tij.

Madje, drejtori i ri teknik mund të japë mendimin e tij dhe do të ketë një rëndësi të veçantë në zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm të Shqipërisë. Burime për “Panorama Sport” e konfirmojnë diçka të tillë dhe pohojnë se në të ardhmen mund të ketë zhvillime në lidhje me këtë çështje.