Yjet e Superligës së Kosovës ndodhen në burg (FOTO)

Sport June 19, 2017 - 15:19

Yjet e skuadrës së Dritës, ish-portieri Artan Latifi dhe kapiteni Armend Kastrati, sot e kanë vizituar burgun e vjetër në qytetin e Gjilanit i cili është hapur për vizitë për qytetarë derisa është hapur burgu i ri.

Image

‘Gardiani’ Latifi i cili në këtë edicion është përshëndetur me futboll thotë për Gazetaolle.com se sot ka qenë një vizitë speciale.

Image

“Burgu i Gjilanit është transferuar pasi që është hapur një i ri. Sot e kemi vizituar me Armendin burgun e vjetër dhe i postuam disa fotografi në rrjete sociale sepse kemi qenë gjithmonë cimerë në ekipe”, ka thënë Artan Latifi për Gazetaolle.com.

Image

Latifi dhe Kastrati ndër vite kanë qenë lojtarë të preferuar të tifozëve të flaktë ‘Intelektualët’.

ImageImageImage