Ja kur do t’i zhvillojë Trepça ’89 ndeshjet e Champions Leagues ndaj Vikingur!

Sport June 19, 2017 - 13:41

Trepça ’89 do ta thyejë akullin, duke u bërë skuadra e parë kosovare që do të luajë në Ligën e Kampionëve, shkruan zeri.info.

Mitrovicasit do të përballen me ekipin nga Ishujt Faro, Vikingur dhe UEFA i ka përcaktuar menjëherë datat e zhvillimit të këtyre dy ndeshjeve.

Kështu, dueli i parë në mes tyre do të luhet në Ishujt Faro, më 27 ose 28 qershor, derisa loja e kthimit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë më 3 ose 4 korrik.

Nëse e kalon rrethin e parë, 89-shi në fazën e dytë do të përballet me ekipin islandez, FH Hafnarrfjordur. /Zëri/