Kapiteni gëzon Kosovën para ndeshjes me Turqinë
Sport
June 10, 2017 - 20:37
Ujkani ka thënë se është gati për Turqinë
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë se ka lënë prapa lëndimin dhe se është gati për sfidën me Turqinë, që zhvillohet të dielën në “Loro Boriçi” nga ora 20:45.
“Jemi gati. Kemi pasur fat të keq me lëndime, por besoj se jemi gati dhe nesër diferencën do ta bëjë organizimi dhe dëshira për të fituar një ndeshje”, ka deklaruar Ujkani.
“E dimë se nuk do të jetë e lehtë, kundër një kundërshtari të vështirë siç është Turqia me shumë cilësi, duhet te kemi kujdes”, shtoi ai. /Express/