Teknologjia e “vret” futbollin

Sport March 30, 2017 - 13:41

Aplikimi i teknologjisë në futboll i ka kënaqur dashamirët e futbollit anembanë botës, por ka edhe të atillë që janë kundër saj, shkruan zeri.info.

Në mesin e tyre që mendojnë se kjo risi nuk është e qëlluar është edhe sulmuesi i kombëtares franceze dhe Atletico Madridit, Antoine Griezmann. “Me këtë risi nuk rritet futbolli, pauzat mund të jenë më të gjata”, thotë francezi, të cilit iu anulua një gol në ndeshjen kundër Spanjës.

“Gjëja më e keqe është fakti se duhet të presësh. Unë e festova golin, ndërsa më vonë goli u anulua. Pra nëse shënoni gol, së pari duhet të presim gjyqtarin derisa të shikojë xhirimin e pastaj të fillosh festimin. Kjo risi e vret bukurinë e futbollit, por kjo tashmë ka ndodhur dhe ne nuk kemi çfarë të bëjmë“, ka shtuar 26-vjeçari Griezmann./Zëri/