Ranieri e thyen heshtjen

Sport March 29, 2017 - 16:48

Claudio Ranieri për një muaj e gjysmë nuk e ka folur asnjë fjalë për shkarkimin që ia bënë zyrtarët e Leicsterit, skuadër të cilën e udhëhoqi drejt suksesit më të madh në historinë e saj, shkruan zeri.info.

Arkitekti i titullit të parë të Leicesterit në Premierligë më në fund e ka thyer heshtjen dhe i ka thënë disa fjalë për atë që i ndodhi në Angli. “Kur mendoj për Leicesterin, gjëja e parë që më bie në mend është befasia e madhe dhe jo aq shumë shqetësimi.

Kam kaluar shumëçka në karrierën time, por kurrë diçka të tillë. Ajo për mua ka qenë shokuese, por ky është futbolli”, ka thënë Ranieri për “Gazzetta dello Sport”.

Italiani nuk ka dashur të japë detaje rreth shkarkimit të tij, por ka thënë se diçka të tillë do të bëjë në fillim të prillit, kur do të kthehet në Angli. Ai do të jetë analist në ndeshjen Crystal Palace - Arsenal, e cila do të zhvillohet më 10 prill.

“Deri atë ditë nuk do të flasë më tepër për këtë temë. Mendoj se do të jetë më mirë të flas në Angli, atje ku ka ndodhur gjithçka”, ka shtuar tekniku italian./Zëri/