De Biasi katastrofë në statistikat e 15 muajve të fundit

Sport March 29, 2017 - 15:05

Gianni De Biasi po kalon momentin më të vështirë që nga koha që ka marrë drejtimin e kuqezinjve. Strategu italian ka një bilanc shumë negativ në 13 ndeshjet e fundit miqësore dhe zyrtare. 

Duke i bërë një ana lizë shifrave të 13 sfidave të fundit, që fillojnë në vitin 2016 dhe deri në sfidën e djeshme, rezulton se Shqipëria ka fituar vetëm 5 ndeshje, ka barazuar 1 dhe ka humbur bukur 7 herë.

Fitoret janë ndaj skuadrave shumë modeste, Luksenburgun, Katarin, Rumaninë, Lietenstejnin, Maqedoninë. Vetëm sfida e fitorja me Rumaninë në Europian mund të konsiderohet si arritje e madhe në planin sportiv, pasi duelet e tjera janë me ekipe shumë më të dobëta në letër, raporton Albeu. 

Statistikat tregojnë se në në 15 muajt e fundit, Shqipëria po kthehet në një skuadër që mund të humbasë shumë thjeshtë ndaj çdo skuadre. /albeu.com/

ImageImage