Kosovën e injoron, Belgjika nuk e do, Adnan Januzaj po merret me... tenis (FOTO)

Sport March 29, 2017 - 13:50

Derisa Përfaqësueset i zhvilluan këto ditë ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2018 dhe ato miqësore, Adnan Januzaj u desh të pushonte me ‘dhunë’, shkruan zeri.info.

Image

Image

Në fakt, futbollisti istogas nuk u ftua nga Përfaqësuesja e Belgjikës as këtë herë, për të satën herë me radhë, e ndërkohë po vazhdon ta injorojë ftesën për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, prandaj ai mbeti në shtëpi, raporton zeri.info.

Ai është lidhur LIVE në InstaDirect dhe videon e tij e kanë parë mijëra fansa, prej tyre kishte shqiptarë që e ftonin të luajë për Kosovën, të rikthehet në Manchester United, që i uronin suksese në Sunderland, por edhe prej atyre që e kritikonin.

ImageImageImage

Ndërkohë, për ta humbur kohën, futbollisti i huazuar nga Manchester Unitedi në Sunderland, e kaloi ditën e djeshme duke luajtur... tenis!

Për Adnanin, Kosova i ka ende dyert e hapura, ndërsa Belgjika vazhdon ta injorojë. /Zëri/

Image
Image
Image
Image
Image
Image