Golden State, tetë fitore radhazi

Sport March 29, 2017 - 12:30

Stephen Curry ka shkëlqyer edhe njëherë në parket, duke e udhëhequr Golden Staten në fitoren ndaj Houstonit me rezultat 113:106, e teta me radhë, shkruan zeri.info.

Curry këtë herë kontribuoi me 32 pikë, 10 kërcime e 7 asistime. Në anën tjetër, James Harden regjistroi “triple double” për të 20-ën herë në këtë stinor, me 24 pikë, 11 kërcime e 13 asistime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Miami ndaj Detroitit me shifrat 97:96. Slloveni Goran Dragiq ishte më i merituari me 28 pikë, ndërsa Detroit me këtë humbje i ka shuar shpresat për play-off.

Rezultatet: Houston - Golden State 106:113, Brooklyn - Philadelhia 101:106, Detroit - Miami 96:97, Atlanta - Phoenix 95:91, Charlotte - Milwaukee 108:118, Indiana - Minnesota 114:115, Portland - Denver 122:113, LA Lakers - Washington 108:119./Zëri/