Kjo është miqësorja e Kombëtares shqiptare më 28 mars

Sport February 21, 2017 - 15:13

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin për ndeshjen miqësore për datën 28 mars, e cila është tashmë zyrtare dhe e konfirmuar që do të luhet në “Elbasan Arena” kundër skuadrës përfaqësuese të Bosnjes, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Kështu, pas takimit zyrtar me Italinë në 24 mars në Palermo, Shqipëria do të shfrytëzojë edhe datën e dytë të lirë të UEFA-s, atë më 28 mars, ku skuadra e De Biasit do të presë në një takim miqësor Bosnjen.

Gjithçka është zyrtare, dhe e konfirmuar. Kuqezinjtë do të përballen në një test miqësor me skuadrën e Edin Dzekos e shumë lojtarëve të tjerë. Orari mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim.