FC Prishtina kthehet në realitetin e hidhur (FOTO)
FC Prishtina është kthyer në Kosovë prej Turqisë, ku në kushte shumë të mira për tetë ditë zhvilloi fazën më të rëndësishme përgatitore për sezonin pranveror, të cilës i kishin parapri me përgatitje në Shqipëri, raporton "Zëri.info".
Bardhekaltrit të martën do t’i vazhdojnë përgatitjet në Kosovë, përkatësisht në Kastriot, ku edhe pritet t’i zhvillojnë ndeshjet kampionale e të Kupës, pasi është duke u rinovuar stadiumi në kryeqytet, ku prishtinasit nuk e kanë asnjë fushë për të ushtruar.
Kjo do t’i shtyjë ata të enden “poshtë e lartë” nëpër Kosovë në kërkim të fushave derisa Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Sportit t’ua zgjasin dorën e ndihmës.
FC Prishtina ankohet se prejse kanë nis punimet në stadiumin e Prishtinës i janë shtuar shumë shpenzime në një kohë kur futbolli kosovar është në kaos financiar.
Kjo pasi kryeqytetasit po i paguajnë të gjitha fushat ku po ushtrojnë dhe luajnë me të gjitha ekipet zingjirore të saj, ndërsa kanë vërejtur rënie të interesimit të të rinjëve për t’iu bashkuar pikërisht shkaku i mungesës së infrastrukturës. Përkundër kësaj, ata nuk do të dorëzohen lehtë nga lufta për titull dhe Kupë. /Zëri/
(FOTO 1: FC Prishtina në Antalya të Turqisë)