Për herë të parë, referi jep penallti falë televizorit! (VIDEO)

Sport December 14, 2016 - 14:41

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi, raporton zeri.info.

Në fakt, referi Viktor Kassai e ka marrë një vendim të pabesueshëm në ndeshjen ndërmjet Kashima Antlers dhe Atletico Nacional vetëm pasi e shikoi në xhirim të përsëritur në një ekran të vogël televiziv që gjendej jashtë vijave të fushës.

Pasi i pa pamjet filmime, pas disa sekondash, Kassai dha penallti për Kashima, të cilën në gol e shndërroi Dei. /Zëri/