Dy skuadra angleze e kërkojnë Rashicën

Sport August 01, 2016 - 21:23

Milot Rashica ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane gjatë kësaj vere
Paraqitjet e mira të Milot Rashicës me skuadrën holandeze, Vitesse kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij.

Napoli ishte skuadra e parë që u interesua për Rashicën, ndërsa tashmë interesim kanë shprehur edhe dy skuadra të tjera angleze.

Bëhet fjalë për Chelsean dhe skuadrën tjetër londineze, Southampton, të cilat e duan sulmuesin e kombëtares gjatë kësaj vere.