Era e stuhishme kalon 50 milionë klikime me “Bon Bon” (Video)

Showbiz May 29, 2016 - 17:21

Era Istrefi po thyen të gjitha kufinjt e pritshmërisë nga shqiptarët dhe jo vetëm.

Ajo po depërton fuqishëm në tregun e huaj muzikor.

Dhe këtu ka ndihmuar shumë nënshkrimi i saj me Sonyn, krahas talentit të saj të madh.

Era Istrefi ka tejkaluar shifrën e 50 milionë klikimeve me hitin “Bon Bon”, shkruan Telegrafi.

Por, këto klikime janë realizuar në kanalin e Ultra Music, pasi video është fshirë nga kanali i Era Istrefit në kuadër të AVD Digital.

Në llogarinë e mirëmbajtur të Ers nga AVD Digital këngëtarja kishte plot 25 milionë klikime, që nëse mblidhen me këto të Ultra Music, atëherë i afrohet një shifre gjigante prej 75 milionë klikimesh.

Si do që të jetë, e rëndësishme është që Era të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt piedestalit të muzikës botërore – gjë që ajo deri tash po e bën në përpikmëri.