Hollywood, vend i abuzuesve seksual dhe viktima që heshtin?!

Showbiz May 24, 2016 - 16:22

Elijah Wood, ylli i filmit “Lord of the Rings”, ka shokuar me deklaratën e tij të fundit, në lidhje me skandalin e pedofilisë në Hollyvood.

35-vjeçari ka deklaruar në një intervistë për “The Sunday Times” se aktorët e rinj abuzohen seksualisht nga “gjarpërinj” me pushtet në industri dhe që “me shumë gjasa një gjë e tillë vazhdon të ndodhë”.

Sipas anabel.al prej vitesh tashmë, në Hollivud qarkullojnë zëra se figura të rëndësishme të industrisë së filmit, i mbrojnë këta abuzues fëmijësh dhe Wood ka rrëfyer se ka qenë mamaja e tij e cila e ka mbrojtur në fillim të karrierës së tij, kur ai ishte vetëm 8 vjeç.