Shkreli ofron 10 milionë dollarë për albumin e ri të Kanye West

Showbiz February 12, 2016 - 12:41

Martin Shkreli, një nga personat më kontrovers në botë për momentin, i ka bërë ofertë Kanye Westit për t’ia blerë albumin e tij të ri “The Life Of Pablo”.

Shefi i kompanisë farmaceutike ‘Daraprim’ kishte blerë edhe më parë për 2 milionë dollarë albumin e rep grupit Wu Tang Clan “Once Upon A Time In Shaolin”, kurse tani ka ofruar 10 milionë dollarë Kanye Westit për albumin e tij të ri, që e kishte lansuar zyrtarisht mbrëmë në një ngjarje të veçantë në New York, shkruan NME.

Këtë ofertë Shkreli e ka konfirmuar parmes një postimi në Facebook, në të cilën gjithashtu ka bërë të ditur se albumi “The College Dropout” i Kanye Westit e kishte inspiruar atë drejt suksesit në moshën më të re, transmeton Koha.net.

“Kjo është oferta ime për albumin. Kanye West faleminderit që e merrni në konsideratë, po pres përgjigjen tuaj”, ka shkruar Shkreli në Twitter, duke i bashkangjitur edhe letrën në të cilën shihet oferta prej 10 milionë dollarë.

Image
Image