Vitet kalojnë, ata “rinohen”

Showbiz February 08, 2016 - 08:00

Këta aktorë që do t’i prezantojmë në këtë artikull nuk lejojnë në asnjë mënyrë që koha t’i mundë. Ata nuk duan të marrin lëvdata vetëm për rolet e mrekullueshme që i realizojnë në filma të ndryshëm, por ata duan të marrin nota të mira edhe për shkak të pamjes së tyre fizike. Dhe me të vërtetë ia kanë arritur në këtë drejtim, sepse edhe pse i kanë kaluar të 40-at, ata duken më bukur edhe se shumë kolegë të tyre më të ri në moshë.

Njëri nga aktorët më tërheqës në kohët e sotme është edhe Hugh Jackman 47 vjeç, i cili konsiderohet si pronari i muskujve më të mirë në Hollivud. Sa herë që bën ndonjë seancë fotosh për ballinat e revistave apo paraqitet i zhveshur në plazh, ai tërheq vëmendjen e femrave në mbarë botën. Daniel Craig ka mbushur 47 vjet dhe ai famën e ka arritur me rolin e James Bondit.

Dhe duke marrë parasysh gjendjen e tij fizike, ai ende mbetet i pakonkurrencë për filmat e ardhshëm për agjentin sekret 007. Matt Damon 45 vjeç ende me sukses arrin të mbajë vijën trupore dhe të duket shumë më i ri sesa që është në të vërtetë. Mark Wahlberg 44 vjeç, kohë më parë ka pasur probleme me kilogramët e tepërt, por shumë shpejt ka arritur ta tejkalojë këtë problem dhe tani duket si një adoleshent, për shkak të fizikut të mrekullueshëm. Kur e shihni aktorin dhe këngëtarin Jamie Fox, në asnjë mënyrë nuk mendoni se ai në të vërtetë është 48-vjeçar. Dwane “The Rock” Johnson çdo moment të lirë e kalon në palestër dhe rezultatet janë vërtet mahnitëse.

Dolf Loundgren tashmë ka mbushur 58 vjet, por prapë ka një trup të përkryer. Ai i meriton komplimentet më të mëdha. Edhe Vin Diesel ka mbushur 48 vjet, por edhe sot duket po aq mirë dhe atraktiv sikurse në fillim të karrierës. Edhe Jason Statham vërtet e meriton vendin në listën e 40-vjeçarëve më tërheqës në botë, pasi ka një trup të përkryer.