Gjino nga ’14 vjeç dhëndër’ tani është 41 vjeçar (FOTO)
Showbiz
January 16, 2016 - 15:42
A ju kujtohet 'Gjino' nga filmi i famshëm shqiptar '14 vjeç dhëndër'.
“Gjino rritu shpejt të kapësh fikun se do ta hanë të tjerët”… Me siguri e kujtoni këtë batutë të famshme të filmit “Përrallë nga kaluara” dhe padyshim që e kujtoni edhe protagonistin e tij, 14-vjeçarin Gjino që e martuan me Marigonë.
Sot djaloshi nga Vlora, Admir Sorra, është bërë një burrë i madh pasi feston 41-vjetorin e lindjes.
Në këtë fotogaleri do të shihni se si ka ndryshuar Admir Sorra, i cili nuk e vazhdoi rrugën e kinematografisë, ndonëse tregoi që ishte vërtetë i talentuar./mapo