8-vjeçari me tumor në tru preku jurinë me performancën në “Britain’s Got Talent”

8-vjeçari me tumor në tru preku jurinë me performancën në “Britain’s Got Talent”

Showbiz April 22, 2024 - 15:55

Anëtarët e jurisë së "Britain’s Got Talent" nuk mund t’i mbanin lotët gjatë shfaqjes së së dielës mbrëma, teksa panë një djalë tetëvjeçar me tumor në truu shfaqduke performuar.

Ravi dhe kori i tij, Ravi’s Dream Team, shkuan direkt në gjysmëfinale pasi arritën të fitonin garën nga Alesha Dixon dhe kolegët e saj të jurisë, të cilët u përlotën.

Duke u ngjitur në skenë, Ravi prezantoi motrën, nënën dhe babanë e tij para jurisë dhe shpjegoi arsyetimin e tij për të qenë në shfaqje ndërsa qëndronte përkrah grupit, nga mosha 5 deri në 78 vjeç. “Kam parë BGT gjithë jetën time dhe gjithmonë kam dashur të bëj audicion. Dy vite më parë u diagnostikova me një tumor në tru dhe jam këtu për të treguar se pavarësisht se çfarë ju ndodh në jetë, ju ende mund t’i realizoni ëndrrat tuaja”, tha 8-vjeçari.

Ravi dhe kori performuan ‘A Million Dreams’ nga filmi hit ‘The Greatest Shoëman’, i cili i la të gjithë të mahnitur.

Ravi tha se do t’i dhuronte paratë e çmimit prej 250,000 £ për bamirësi nëse fitonte konkursin. /abcnews