E bëri me shkumë dhe i hodhi ujë nga vaska, Egla Ceno shpërthen ndaj Meriton Mjekiqit

E bëri me shkumë dhe i hodhi ujë nga vaska, Egla Ceno shpërthen ndaj Meriton Mjekiqit

Showbiz March 28, 2024 - 08:30

Po vazhdon akoma përplasja në mes të Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos.

Banorët e Big Brother VIP Albania tre prej ditësh kanë nisur një debat me njëri-tjetrin.

Ata kanë hedhur vazhdimisht kunja, e në disa raste kanë kaluar edhe në ofendime të mëdha.

Derisa së fundmi aktorja po relaksohej në vaskë, prezantuesi po i qëndronte nga mbrapa.

Ajo i hodhi ujë me qëllim që ta largonte nga aty, ndonëse moderatori nga Kosova ia ktheu: “Pse s’të vjen turp, pse nuk bëhesh shembull. Pse je kaq e ulët?”.

Në një tjetër video, Egla shihet duke e mbuluar me shkumë Meritonin, i cili u revoltua dhe kërkoi që të mos e prekte.

“Po të vjen era alkool, paske pirë pak”, i tha më tej Mjekiqi.

Në shtëpi po vazhdojnë situatat e tensionura ndërmjet konkurrentëve.