Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Showbiz March 27, 2024 - 16:11

Françeska Murati u përfshi në një debat të ashpër pas spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania.

Ajo pati një përplasje të ashpër me Ilnisa Agollin dhe në këtë mes ishte i përfshirë edhe Meriton Mjekiqi.

Teksa po debatonin me njëra-tjetrën në kuzhinë, ato hodhën kunja vazhdimisht e kaluan në ofendime.

Në një moment, modelja shqiptare iu drejtua çiftit se nuk rri më me ta dhe se do të dalë nga shtëpia.

“Unë iki që sot dhe nuk rri me njerëz si ju. Unë iki sonte dhe nuk rri në shtëpi me njerëz si ti”, u shpreh ajo.

Françeska më pasi shkoi në dhomë duke qarë dhe duke i mbledhur valixhet.

Pastaj, ishin disa nga konkurrentët e tjerë që e bindën të qëndronte në shtëpi. /Telegrafi