Shakira akuza ndaj Piques: Po më zhyste poshtë, tani mund të punoj vërtet

Shakira akuza ndaj Piques: Po më zhyste poshtë, tani mund të punoj vërtet

Showbiz March 26, 2024 - 12:46

Shakira ishte e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon dhe hodhi kunja ndaj ish-partnerit të saj, Gerard Pique.

Kur prezantuesja e pyeti se pse u deshën më shumë se 7 vjet për të nxjerrë një disk të ri, ajo u përgjigj se përgjegjës ishte “burri”.

“Po nxirrja këngë aty-këtu, por ishte shumë e vështirë për mua të ndërtoja një pjesë të punës. Ishte për shkak të burrit. Tani nuk kam burrë. Po, burri po më zhyste poshtë. Tani jam e lirë. Tani mund të punoj vërtet”, është përgjigjur më konkretisht Shakira.

Kunjat e yllit të estradës për ish-partnerin e saj mund të mos ndalen, por futbollisti spanjoll i shmanget përmendjes së ishit, ndërkohë që në çdo intervistë i pyetet diçka e lidhur, kujdeset të përgjigjet diplomatikisht. /abcnews