Drenusha Latifi: Shqiptarët s’kanë akoma traditë divorci, meshkujt s’e pranojnë këtë

Drenusha Latifi: Shqiptarët s’kanë akoma traditë divorci, meshkujt s’e pranojnë këtë

Showbiz March 26, 2024 - 10:51

Këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka folur për fillimet e karrierës e deri në ngjarjet e fundit, të cilat i ka bërë publike.

Artistja vetëm pak javë më parë zbuloi se ka qenë viktimë e dhunës në familje, madje duke sjellë edhe fotografitë si dëshmi.

Duke përmendur këtu disa faktorë dhe se një gjë e tillë nuk pranohet nga meshkujt.

“Një gjë që është tek ne, plus po flas për trojet në përgjithësi ballkanike shqiptare special që ne akoma nuk kemi traditë divorci. Nuk e pranojnë meshkujt divorcin. Shumë është e vështirë në përgjithësi partnerët, nuk kemi akoma”, u shpreh ajo.

Këngëtarja theksoi: “Janë shumë faktorë që nuk janë të rregulluar në përgjithësi, është çështja e pasurisë, e rrethit, çfarë do të thotë halla, tezja, mixha e kështu me radhë. Mandej është pasuria, çështjet e tjera, fëmija etj. etj.”.

Drenusha krejt në fund për zhvillimet e fundit tha: “Qëllimi im nuk ka qenë asnjëherë me arrit deri në këtë pikë”. /telegrafi