Gold AG dhe Meda sjellin këngën e re “Epopeja e Dukagjinit”

Gold AG dhe Meda sjellin këngën e re “Epopeja e Dukagjinit”

Showbiz March 25, 2024 - 08:27

Gold AG dhe Meda kanë sjellë së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Epopeja e Dukagjinit” mban titullin kjo këngë, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti e muzika janë realizuar nga vetë reperi, me orkestrim nga Alban Furtuna.

Për videon ndërkohë është kujdesur produksioni, MProduction.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, si dhe në platformat e tjera muzikore.

Arian Agushi (emri i vërtetë) këtë kohë ka qenë tejet i angazhuar me projekte muzikore të reja.

Të njëjtët numërojnë fansa të shumtë, meqë janë në skenë prej shumë vitesh.