Flet këngëtari që u shërua nga koronavirusi, këto rregulla po ndjek tani

Flet këngëtari që u shërua nga koronavirusi, këto rregulla po ndjek tani

Showbiz April 02, 2020 - 17:50
Image

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Muhamet Sejdiu është ndër të shëruarit e parë nga virusi vdekjeprurës COVID 19, në Kosovë.

Ai dhe bashkëshortja e tij kanë dalur pozitiv nga ky virus qysh një muaj më parë, ndërsa tani janë shëruar dhe po qëndrojnë në gjirin familjarë, shkruan “Zëri.info”.

Muhamet Sejdiu në një bashkëbisedim me “Zërin”, është rrëfyer në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore pas shërimit si dhe mënyrën e jetesës së tij pas shërimit nga COVID 19.

“Unë dhe bashkëshortja ime tashme jemi liruar dhe pas dy testeve që kemi bërë jemi në gjendje shumë të mirë, tani po qëndrojmë në shtëpi dëshirë të cilën e kam qe edhe personat e tjerë të shërohen e të shkojnë në shtëpitë e tyre”, tha Sejdiu për “Zërin”.

Ai më tutje ka treguar se pas shërimit po vazhdojnë të kenë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe terapia e vetme që po përdorin bashkë me bashkëshorten është Vitamina C.

Gjatë qëndrimit i izoluar dhe duke marrë tretman mjekësor, Sejdiu për “Zërin”, ka treguar vështirësitë që ka pasur gjatë kohes sa ishte i infektuar.

“Vështirësi më të mëdha të themi, unë kam pasur më shumë në dy ditë nga krejt periudha sa kam qëndruar në QKUK, por duke iu falënderuar mjekeve dhe stafit të infermiereve kam kaluar krizën unë dhe bashkëshortja ime. Shumë pak kam pasur nevojë të përdor O2”, tha më tutje ai.

Këngëtari i muzikës popullorë në rrëfimin e tij më tutje po ashtu ka treguar se përgjatë 10 ditëve pas shërimit nuk duhet të kenë kontakte me askënd.

Nuk guxojnë të pranojnë kurrsesi mysafir por edhe çdo herë duhet të mbajnë distancë nga fëmijët e tyre.

Për të gjithë qytetarët e vendit tonë Muhamet Sejdiu, ka bërë një lutje.

“Qëndroni Brenda, kujdesuni për shëndetin tuaj, familjet tuaja si dhe gjithë qytetarët e Kosovës. Mos dilni pa pasur nevojë./ZËRI