Edona dhe Miloti publikojnë bashkëpunimin e ri

Showbiz November 15, 2018 - 12:43
Lajmet nga showbizi

Vjen edhe bashkëpunimi i radhës i motrës e vëllait.

Edona Llalloshi pas një vere shumë të suksesshme me koncerte e dasma kudo ku ka shqiptar, vitin do ta përmbyllë me shumë projekte të reja.

 Njëra nga këngët është dueti i shumëpritur me vëllaun e saj Milotin, i cili sapo u publikua në Premier Songs, shkruan GazetaExpress.

 “Nuk harrohet” titullohet kënga që rikthen vëlla e motëer me një projekt së bashku pas disa hiteve të dikurshme bashkë.

 Arsim Bunjaku dhe Ardian Kastrati janë kujdesur për këngën ndërsa videoklipi është punuar nga EMF Creative.

Projektin për ta parë mund ta shkarkoni aplikacionin Premier Songs.

Ndryshe Edona pas kësaj kënge ka paralajmëruar se do të vijë edhe me dy këngë të tjera.