Edona Llalloshi me tri këngë të reja, njëra duet me Milotin

Showbiz November 08, 2018 - 12:30
Lexo më shumë

Këngëtarja e shumë pëlqyer nga publiku shqiptar, Edona Llalloshi është duke i finalizuar tri projekte muzikore, njëra prej tyre vjen në duet me vëllain e saj Milotin, shkruan lajmi.net.

‘’Se shpejti 3 këngë dhe videoklipe te reja, njera ne bashkepunim me Milotin.Se shpejti…’’, ka bërë të ditur Edona nëpërmjet publikimit të një fotografie të cilën shihet se e ka realizuar gjatë xhirimeve të klipit.

Deri në publikimin e këtyre këngëve të reja, fansat vazhdojnë ta shijojnë këngën ‘Hallall të qoftë’ që në Youtube aktualisht ka mbledhur më shumë se 4 milion klikime.

Image