Vlora Çitaku përplaset me komentuesit, ja për çfarë!

Showbiz November 08, 2018 - 11:46
Lexo tjera detaje

Këngëtari i njohur kosovar, Armend Rexhepagiqi, që një kohë të gjatë është larguar nga aktiviteti i tij muzikor. Megjithkëtë rikthimin e tij në skenë po e kërkojnë fansa të panumërt. Së fundmi Rexhepagiqi ka hapur një llogari në Facebook, në një postim të tij, Vlora Citaku i ka kërkuar këngëtarit që t’i kthehet muzikës, por komentet kanë marrë kahje serioze pasi aty janë përfshirë edhe komentues të tjerë që janë përplasur me Çitakun.

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, i shkruan këngëtarit “Na mungon ti dhe këngët e tua, të lutëm ktheu”.

Komenti i kthehet menjëherë Çitakut nga një grua e cila i thotë pse të kthehet në një shtet që ka degraduar.

“Ku mu kthy? ne nje shtet ku pushteti e ka degradu jo vetem muziken e artin ; por edhe dinjitetin ia kane marre artisteve”, shkruan komentuesja, transmeton Gazeta Express.

Më tej, Citaku mundohet t’i shpjegojë se arti e ka fuqinë e operimit pavarësisht shtetit e politikës. Por, komentuesja nuk ndalet ia përmend faktin se qytetarët e vendit mundësinë e parë që e kanë mundohen të ikin nga Kosova.

Postimi i këngëtarit: